Bosnje e Hercegovina ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve serbë, duke u dhënë atyre 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi. Vendimi vjen pas tensioneve të forta të shkaktuara nga glorifikimi dhe nderimet e organizuara në Serbi për Ratko Mlladiçin, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte. Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, bëri të ditur se atasheu ushtarak Millan Dulanoviq dhe Darko Maksimoviq, këshilltar në Ambasadën e Serbisë, janë shpallur persona të padëshiruar. Sipas tij, kartat e tyre diplomatike do të anulohen dhe trupit diplomatik i është kërkuar të mos bashkëpunojë më me ta.