Shefi i grupit paraushtarak rus, Vagner, tha të premten se luftëtarët e tij praktikisht e kanë rrethuar Bakhmutin, një qytet në lindje të Ukrainës, që Rusia po përpiqet ta marrë nën kontroll prej muajsh. “Njësitë paraushtarake të grupit Vagner, praktikisht e kanë rrethuar Bakhmutin, vetëm një rrugë mbetet nën kontrollin ukrainas” tha Jevgeni Prigozhin duke i kërkuar presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, të braktisë qytetin.