Policia e Shtetit njoftoi se është arrestuar në Rusi shtetasi shqiptar, Shpëtim Aliu, 51 vjeçari nga Elbasani i njohur edhe me emrin Salvatore. Ai është shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzat të rënda si drejtues i një organizate të trafikut të kokainës, që furnizonte grupe të tjera shqiptare me sasi të madhe droge. Në muajin qershor 2026, GJKKO ka caktuar ndaj Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.