Tranzicioni demografik, me lëvizje të brendshme të popullsisë dhe emigracion të lartë ka bërë që disa qytete shqiptare të renditen ndër të parat në Europë për rënien e popullsisë së tyre. Në një botim të posaçëm për statistikat e rajoneve, Eurostat renditi qytetet e Gjirokastrës, Beratit, Dibrës dhe Kukësit, ku rënia e popullsisë ishte nga më të lartat në Europë në vitin 2017, me mbi 20 banorë për 1000 banorë.