Policia shqiptare ende nuk ka asnjë gjurmë për Besnik Pjetrin, autorin e krimit të dyfishtë pak ditë më parë në Lezhë, ku ekzekutoi brenda banesës Pjetër dhe Gentjan Përnjakun, ish vjehrrin dhe ish kunatin e tij. Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga tragjedia e familjes Përnjaku,policia nuk ka mundur të lokalizojë vendndodhjen e autorit. Besnik Pjetri dyshohet se është larguar drejt Malit të Zi, për këtë arsye pritet që ai të shpallet në kërkim ndërkombëtar.