Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka qenë thumbues për ato vende ballkanike, që sipas tij nuk kanë unifikuar politikën e jashtme të tyre me atë të Bashkimit Europian. Në një prononcim për mediet, Borrel, i cili pret sot një takim të të gjithë shefave të diplomacies së vendeve të BE, u shpreh se pas këtij takimi do të zhvillojë edhe një tjetër me krerët e politkës së jashtme të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.