Shefi i Diplomacisë në Bashkimin Europian, Josep Borrell ishte në një vizitë zyrtare në Liban, ku u kërkoi oliderëve të vendit që të mos përfshihen në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Borrell shpreshu shqetësim për faktin që konflikti po zgjerohet gjithnjë e më shumë në rajon dhe paralajmëroi se askush nuk do të dalë i fituar nga përshkallëzimi i situatës. “Ne po shohim një intensifikim alarmues të zjarrit përgjatë Linjës Blu, që është edhe kufiri mes Libanit dhe Izraelit. Një zgjerim i konfliktit në rajon, nuk i shërben askujt dhe nuk nxjerr askënd të fituar”, tha ndër të tjera Borrell.