Nga kjo e hënë në Britaninë e Madhe hynë në fuqi masat e reja lehtësuese për shkak të përmirësimit të situatës së pandemisë, e ndikuar kjo edhe nga vaksinimi masiv i qytetarëve. Në Britani janë hapur pub-et, palestrat si dhe parukeritë. Pas “kritikave”, kryeministri i britanik, Boris Johnson, vendosi të shkurtojë flokët, duke përfituar edhe nga lehtësimi i masave ndaj koronavirusit.