Boris johnson do të njoftojë dorëheqjen si kryeministër gjatë ditës pasi u braktis nga ministrat e sapo emëruar dhe më shumë se 50 të tjerë në një revbelim që e la qeverinë në prag paralize. Tetë ministra, përfshirë dy sekretarë shteti, dhanë dorëheqjen dy orët e fundit dhe Johnson, i izoluar dhe i pafuqishëm, nuk ka rrugë tjetër përvecse të japë dorëheqjen. Boris Johnson do të japë dorëheqjen si lider i partisë konservatore gjatë ditës – tha redaktori politik i BBC Chris Mason.