Top News -Borë në pranverë, reshje të dendura në zonën e Kukësit
21/04/2026 17:57
Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke zbardhur Shishtavecin, Turajt dhe Novosejin. Sipas informacioneve paraprake, deri në këto momente nuk raportohen problematika apo vështirësi në qarkullim.