Pas ringritjes së bordit të transparencës, u caktuan çmimet e reja tavan të tregtimit të naftës dhe benzinës në vend. Pavarësisht se bordi ishte konceptuar si një mekanizëm afatshkurtër, qeveria vendosi ta rikthejë për të mbajtur nën kontroll çmimet e karburanteve, të cilat njohën sërish një trend rritës.