Bordi i Transparencës u mblodh për herë të parë këtë të enjte, ku mori dhe vendimet e para duke vendosur çmime bazë për shitjen e naftës dhe benzinës. Ndërsa në pikat e karburanteve çmimet fluturuan duke kaluar 218 lekë, Bordi caktoi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër. Ndërsa për benzinën, çmimi I shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi hyn në fuqi ora 18.30 e kësaj të enjteje dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Sipas Bordit vendimet janë marrë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina është ulur me -3.35 $/ton dhe Gazoili është ulur me -7.1 $/ton nga data 25 mars. Autoritetet I tërheqin vëmendjen çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë këtë vendim. Në rast të shkeljeve nga ana e operatorëve, institucionet përgjegjëse thonë se do të vendosin pezullimi i aktivitetit.