Top News – Bora e pranverës bën kërdinë në Alpe / Stuhitë e vona shkaktojnë kaos, dy të zhdukur
18/04/2025 14:32

Dy persona janë shpallur të zhdukur në Itali të premten, pasi stuhia jashtëzakonisht e rëndë pranverore në Alpe lëshoi më shumë se një metër borë në disa zona, duke mbyllur pistat e skive, duke ndaluar transportin dhe duke lënë të paktën një person të vdekur. Stuhia mbylli rrugët, ndaloi trenat dhe ndërpreu energjinë në zona të gjera në Francë, Itali dhe Zvicër. Edhe pse bora në prill nuk është e rrallë në Alpe, sasia që ra në vetëm disa orë ishte e pazakontë dhe i befasoi autoritetet dhe banorët. Në Itali, një 92-vjeçar u gjet i vdekur nga zjarrfikësit në shtëpinë e tij të përmbytur, në rajonin verior të Piemontes, tha brigada e zjarrfikësve. “Zjarrfikësit vazhdojnë kërkimet për dy të zhdukur”, thuhej më tej në njoftim. “Sipas informacioneve paraprake, një baba dhe djali i tij janë marrë me vete nga uji pranë shtëpisë së tyre” në Vicenza. Shiu "intensiv" goditi veriun e Italisë, duke u kthyer në borë në lartësinë mbi 1,800 metra, tha shërbimi i motit i forcave ajrore italiane. Në vendpushimin francez Val Thorens, një grua pësoi një atak në zemër pasi mbeti e përfshirë nën një ortek, thanë autoritetet. Dhe në Tignes, autoritetet urdhëruan banorët të qëndrojnë në shtëpi pasi më shumë se 1.1 metra borë ra gjatë natës. "Të gjitha makinat janë të mbuluara deri në çati... Vetëm të dalësh jashtë është shqetësuese", thonë banorët. Rreziku i ortekëve u rrit në nivelin maksimal në disa rajone, duke cuar në mbylljen e disa zonave të skijimit.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58