Qeveria vendosi që të jap një bonus vere prej 5 mijë lekësh për pensionsitët. Vendimi u miratua këtë të martë në Këshillin e Ministrave ndërsa u njoftua nga ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj. “Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus”, Ndërkohë krahas këtij shpërblimi nga data 1 korrik, pensionistët do të përfitojnë dhe indeksimin e pensionit me 2.7%.