Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të mërkurë bonusin e qirasë prej 40 mijë lekësh në muaj për banorët e prekur nga zjarri në kompleksin e banimit ‘Arlis’. Ky kompensim do të jetë në fuqi deri në rikthimin e tyre në banesat e rikonstruktuara. Këtë vendim e përshëndeti edhe Avokati i Popullit, Endrit Shabani i cili e gjeti në përputhje me rekomandimin e këtij institucioni për trajtimin e menjëhershëm me bonus qiraje të familjeve të mbetura të pastreha nga zjarri.