Top News – “Bonus pandemie” në Singapor, për shtimin e lindjeve
06/10/2020 12:11

Singapori po ofron shpërblime për të inkurajuar njerëzit të lindin fëmijë gjatë pandemisë së koronavirusit. Autoritetet janë të shqetësuara se njerëzit po shtyjnë ose po anulojnë prindërimin ndërkohë që përballen me stres financiar dhe humbje vendesh pune. Detajet për sasinë e parave që do të afrohen nuk janë bërë ende të ditura. Sidoqoftë, kjo pagesë është një shtesë për disa bonuse për lindje të ofruara më herët nga qeveria. Singapori ka një nga shkallët më të ulëta të lindshmërisë në botë dhe prej dekadash përpiqet të ndryshojë trendin. Vendi është në kontrast të thellë me fqinjët si Indonezia dhe Filipinet që po përballen me perspektivën e një rritjeje masive të shtatzanive si pasojë e izolimeve nga koronavirusi. “Ne kemi të dhëna që tregojnë se covid 19 ka bërë që disa prindër të ardhshëm të shtyjnë planet për fëmijë”, tha zëvendëskryeministri i Singaporit duke sqaruar se së shpejti do të njoftohet edhe shuma që do të paguhet për të inkurajuar lindjen e fëmijëve. Sistemi aktual i bonuseve të bebeve në Singapor i mundëson prindërve deri në 10 mijë dollarë të Singaporit ose 7330 dollarë amerikanë për fëmijë.

Top Channel/ Grushte në kuvendin turk, opozita kundër ministrit të ri të drejtësisë
11/02 23:17
Top Channel/ Italia e Polonia refuzojnë Trump, nuk i bashkohen “Bordit të Paqes”
11/02 23:13
Top News- NATO nis misionin Roja e Arktikut, avionë, tanke e anije kundër armiqve
11/02 23:00
Top News- Trump zbulon planin kundër Iranit tek Netanyahu, Teherani me “lak në fyt”
11/02 22:27
Top News- Erdogan pret Mitsotakis/ Ankaraja i tërheq veshin, Greqia kërkon zonën detare
11/02 20:56
Top Channel/ “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme! Epstein “djeg” ish-Sekretarin e KiE
11/02 19:59
Top News – Polonia dhe Italia refuzojnë Trumpin / Nuk do t’i bashkohen ‘Bordit të tij të Paqes’
11/02 17:52
Top News-‘Deklaratë lufte kundër Hungarisë’/ Orban kritikon BE për planin e Ukrainës për anëtarësim
11/02 17:01
Top News – NATO ‘merr në dorë’ Grenlandën / Forcon praninë, fillon misioni ‘Arctic Sentry’
11/02 16:13
Top News – ‘Nuk më pëlqeu si më foli në telefon’. Trump rriti tarifat për Zvicrën për ‘hatërmbetje’
11/02 16:13
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Trump kërcënon Mullahët: Armata është nisur
11/02 16:12
Top News – ‘Raketat ruse përballë Grenlandës…’ / Lavrov: Masa ushtarake nëse ishulli militarizohet
11/02 16:11
Top Channel/ “Dënimi, padrejtësi historike”! Reagimi i fortë i avokatit të Thaçit në Hagë
11/02 15:09
Top News – Vritet babai me tre fëmijët e tij / Shpëton vetëm nëna shtatzënë, Rusia sulmon Ukrainën
11/02 14:41
Top News – Avioni përfundon në oqean…Ulje emergjence, 55 personat në bord të palënduar
11/02 14:35
Top News – Përvëlohet Hemisfera Jugore / Nxehtësi rekord dhe zjarre të tërbuara gjatë janarit
11/02 14:32
Top Channel/ Sot përballja me Erdogan, Mitsotakis shkon me 10 ministra!
11/02 14:23
Top News – Programi i raketave nuk preket / Irani nuk pranon të negociojë: Janë vijë e kuqe
11/02 14:18
Top News – Rivaliteti ekonomik me SHBA e Kinën / Udhëheqësit e BE-së mblidhen në kështjellën belge
11/02 14:16
Top Channel/ “Myslimanët janë armiqtë tanë”: Dodik paditet për nxitje të urrejtjes!
11/02 12:44
DIGITALB DIGITALB