Një bombë 500 kg është gjetur në ish-Fushën e Aviacionit në Tiranë dhe besohet se ka mbetur aty që nga Lufta e Dytë Botërore. Forcat xheniere të vëna në lëvizje pas zbulimit të bombës kanë marra masat duke për shpërthimin e saj në mënyrë të telekomanduar. Lajmin për gjetjen e më pas shpërthimin e bombës të mbetur në zonën e ish fushës së aviacionit për më shumë se 75 vjet e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një njoftimi në rrjetet sociale. “Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”, shkruan Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.