Sipas njoftimeve të zyrtarëve të sigurisë por dhe mediave vendase, ata po mbanin në duar ‘pagers’, pajisje të vogla komunikimi, të ndryshme nga telefonët celularë, që përdoren për dërgimin e mesazheve dhe sinjaleve. Të plagosurit sipas Associated Press ishin kryesisht anëtar të grupit Hezbollah. Dyshimet paraprake të Autoriteteve të Libanit janë për një sulm të mundshëm nga ana e Izraelit dhe pse ushtria izraelite refuzoi të jepte një koment për këtë ngjarje.