Tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën 21 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombe artizanale në një restorant italian në Moskë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore ruse, duke cituar burime të sigurisë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 20:00 sipas kohës lokale, në sheshin Kudrinskaya, pranë qendrës së kryeqytetit rus.