Rusia ka goditur me bombë një qendër të transfuzionit të gjakut në verilindje të Ukrainës, duke vrarë dhe plagosur njerëz, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Zelensky nuk ka treguar hollësisht se sa persona janë vrarë apo plagosur në sulmin e së shtunës në Kupiansk, në rajonin e Harkivit.