Disa shpërthime kanë goditur qendrën e Kievit mëngjesin e 10 tetorit. Shërbimet e emergjencave thanë se ka të vrarë dhe të plagosur, por nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të viktimave. “Disa shpërthime në qarkun Shevçenskivski – në qendër të kryeqytetit”, shkroi në Telegram kryetari i Kievit, Vitali Klitscho.