Top News/ Bombarduesit rusë në brigjet britanike/Dy ‘Mjellma të Bardha’ praktikojnë sulme bërthamore
12/09/2024 11:48

Dy bombardues strategjikë rusë Tu-160, ose sic njihen ndryshe ‘Mjellmat e Bardha’, praktikuan lëshimin e armëve bërthamore vetëm disa kilometra në veri të Mbretërisë së bashkuar. Pamjet e shpërndara nga një agjenci ruse e lajmeve treguan avionët e frikshëm që ngriheshin dhe fluturonin pranë brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe hapësirës ajrore të NATO-s në një provokim të hapur. E gjithë kjo ndodh ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar zhvillimin e lojërave të luftës në pragun e NATO-s në një paralajmërim rrëqethës ndërsa ai vazhdon luftën e tij në Ukrainë. Lojëra lufte po zhvillohen në det në shumë rajone të botës në kuadër të stërvitjeve më të mëdha që rusia ka kryer që nga fundi i Luftës së Ftohtë, pretendojnë rusët. Mediat ruse pretenduan se avionët kishin praktikuar lëshimin e raketave të lundrimit me aftësi bërthamore mbi një objektiv armik vetëm disa kilometra larg nga toka, mbi detin Norvegjez. Fluturimi nëntë orësh mbi ujërat neutrale në veri të Shetland-it, si dhe mbi Detin Barents, ishte pjesë e stërvitjes Ocean-2024 të Vladimir Putinit. Si kundërpërgjigje, Norvegjia ngriti në fluturim avionët e saj luftarakë F-35, që identifikuan bombarduesit rusë dhe garantuan që ata të mos hynin në hapësirën e tyre ajrore. Rreth 400 anije luftarake, 120 avionë dhe 90,000 trupa do të marrin pjesë në stërvitjet që do të vazhdojnë deri më 16 shtator dhe do të mbahen në rajone të ndryshme të botës. Manovra po zhvillohen në oqeanin Paqësor dhe Arktik, si dhe në Detin Mesdhe, në Kaspik dhe Baltik.

Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48