Rusia duket se po përgatitet për një sulm tjetër në shkallë të gjerë mbi Ukrainën, me dhjetëra bombardues që po mblidhen në një bazë të rëndësishme ajrore. Dhjetëra Tu-95 dhe Tu-160, këta të fundit bombardues me rreze të gjatë veprimi, janë mbledhur në bazën ajrore Engels 2, afër qytetit Saratov, bashkë me cisterna karburanti e mjete të tjera mbështetëse. Analistët thonë se ka aktivitet dhe lëvizje të shtuara atje, cka sugjeron se një sulm në shkallë të gjerë po përgatitet.