Top News – Bombarduesit amerikanë mbi detin e Kinës / Zemërohet Pekini: Minon paqen dhe stabilitetin
04/02/2025 14:53

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe të Filipineve kanë kryer patrullime të përbashkëta mbi Detin e Kinës Jugore, duke e zemëruar Kinën. Edhe vetë Kina kreu një “patrullim rutinor” mbi një cekëtinë të kontestuar. Nën presidentin Ferdinand Marcos Jr., Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara e kanë rritur angazhimin për sigurinë, pas rritjes së tensioneve mes Filipineve dhe Kinës në rrugën e dendur ujore. Stërvitja njëditore mes dy vendeve aleate u zhvillua në Detin e Filipineve Perëndimore, tha zëdhënësja e Forcave Ajrore të Filipineve, Maria Consuelo Castillo, duke e përdorur termin e Manilës për ujërat në Detin e Kinës Jugore, të cilat shtrihen brenda zonës së saj ekonomike. "Synimi i ushtrimit ishte përmirësimi i koordinimit operacional, rritja e ndërgjegjësimit mbi hapësirën ajrore dhe forcimi i aftësive për përdorimin fleksibil të forcës luftarake midis dy forcave ajrore", tha Castillo në një deklaratë. Castillo tha se në ushtrim morën pjesë tre avionë luftarakë filipinas, FA-50, dhe dy bombardues amerikanë B1-B, duke përfshirë një fluturim mbi cekëtinën Scarborough, ku forcat ajrore kineze gjithashtu kryen atë që e quajtën patrullë rutinore. Ushtria e Kinës i akuzoi Filipinet se iu bashkua patrullimeve që, sipas saj, ishin organizuar nga vende të huaja për ta "minuar paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore". Njësitë e forcave ajrore kineze do të "jenë në gatishmëri të lartë, do ta mbrojnë me vendosmëri sovranitetin territorial dhe të drejtat detare të Kinës dhe do ta kontrollojnë çdo aktivitet ushtarak që destabilizon Detin e Kinës Jugore", shtoi ajo. Kina pretendon se pothuajse e gjithë kjo rrugë ujore strategjike është e saj, pavarësisht pretendimeve nga Indonezia, Malajzia, Filipinet dhe Vietnami. Kjo rrugë ujore është rrugëkalimi për tregti vjetore në vlerë 3 trilionë dollarë.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21