Top News – Bombardon Iranin nga bazat britanike / Trump mori leje nga Burnham për ‘sulme mbrojtëse’
23/07/2026 15:25

SHBA përdori një bombardues B1 nga një bazë britanike për të sulmuar Iranin, ndërsa Donald Trump përshkallëzoi fushatën e tij të ripërtërirë të sulmeve, thanë zyrtarët. Uashingtoni përdori avionin me rreze të gjatë veprimi për herë të parë që nga rifillimi i luftës për të goditur objektivat e Gardës Revolucionare Islamike, thanë burimet për Axios. B1, i cili mund të mbajë mbi 20 bomba një tonëshe, nisi misionin e tij nga baza ajrore e forcave mbretërore ajrore Fairford në Gloucestershire. Kjo ishte hera e parë që SHBA niste një mision nga një bazë e Mbretërisë së Bashkuar që kur Andy Burnham u bë Kryeministër. Ky i fundit pranoi të vazhdonte politikën e Keir Starmer për të lejuar Uashingtonin të përdorë bazën ajrore Diego Garcia në Ishujt Chagos dhe bazën Fairford për "sulme mbrojtëse", raportoi Bloomberg. Por Ed Miliband, Sekretari i Jashtëm, ka qenë prej kohësh kundër këtij qëndrimi, duke shkaktuar shqetësim në Shtëpinë e Bardhë për emërimin e tij. SHBA po shqyrton mundësinë e përshkallëzimit të fushatës kundër Republikës Islamike, duke vendosur forca të operacioneve speciale, mjekë dhe armatime në Lindjen e Mesme, thanë burime për The Ëall Street Journal. Skuadrone avionësh luftarakë janë vendosur në të gjithë rajonin, dhe avionë bombardues në bazat në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar janë në gatishmëri të lartë. Më shumë se 150 mjekë janë dërguar në Qendrën Mjekësore Rajonale Landstuhl në Gjermani, vendi kryesor për trajtimin e trupave të plagosur, pasi katër ushtarë amerikanë u vranë në fundjavë. Irani gjithashtu ka shtuar sulmet e tij hakmarrëse dhe ka treguar një aftësi gjithnjë e më të madhe për të shkaktuar dëme në objektiva të saktë.

Top News – Gjashtë sulme pas armëpushimit…Putin s’e dëgjon Trumpin, godet centralet në Ukrainë
13/10 11:29
Top News – Arabia Saudite në shënjestrën e Huthive / Sistemi i paralajmërimit heshti para sulmeve
13/10 11:28
Top News- Anëtarësim nën rregulla të rrepta/ Vendet anëtare të ardhshme nën mbikëqyrja nga BE
13/10 11:24
Top Channel/ Sulm kibernetik në Francë: Frigoriferët kthehen në “furra”, miliona euro dëme!
13/10 11:19
Top News – Trump mbron marrëveshjen me Putinin / Kritika nga çdo anë, ‘u pajtuan se u thashë unë’
13/10 11:13
Top Channel/ BE “i shpall luftë” makinave hibride nga Kina: Blloku përgjysmon importet!
13/10 11:12
Top Channel/ Komandanti i NATO-s në Europë prezanton “planin e fitores”: “E mposhtim Rusinë”!
13/10 10:56
Top Channel/ Burnham: Brexit-in “e kemi dhuratë” nga Rusia, ndërhyri në referendum!
13/10 10:54
Top Channel / Merz ul taksën e energjisë në minimumin evropian: Të dalim nga kriza e besimit
12/10 23:15
Top Channel / BE-Britani, drejt bashkimit! Burnham premton dialog serioz: Samit në nëntor
12/10 23:13
Top News- “Nëse kundërshtari zgjedh ta vazhdoj sulmin…”, komandanti amerikan i NATO-s mesazh Rusisë
12/10 22:49
Top News-Humbje kolosale në radhët e Rusisë. Mbi 50 mijë ushtarë të vrarë në front vetëm në shtator
12/10 21:15
Top News – Zelensky ‘kokëfortë’ me Trumpin. ‘Ne nuk poshtërohemi, jemi vend i pavarur’
12/10 20:45
Top Channel / Farage kërkon mbylljen e azilit. Lideri premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve
12/10 20:20
Top Channel/ Farage premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve nëse vjen në pusht
12/10 15:34
Top News – NATO paralajmëron prerë Rusinë: ‘Ju shkatërrojmë! Një sulm ndaj aleancës ‘i kotë’
12/10 15:18
Top News – Ndahet Nobeli në ekonomi / Dy amerikanë ‘punuan për stabilizimin e ekonomisë’
12/10 15:06
Top News – Vetëm 350 mijë makina kineze në vit / BE vendos kufizime për importet e mjeteve hibride
12/10 15:05
Top Channel/ Trump “ia vë syrin” oqeaneve: Ose Atlantiku, ose Paqësori të marrin emrin tim!
12/10 15:01
Top News – Kremlini hedh poshtë armëpushimin: ‘Zelenski nuk e meriton, duam marrëveshje paqeje’
12/10 14:52