Të paktën 34 persona u vranë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamas. Mes viktimave jane dhe 19 gra e fëmijë. Ofensiva e bombardimeve nisi gjatë orve të vona të së martës e vijoi gjatë ditës së mërkurë ku goditja më vdekjeprurëse ishte ajo e pasdites ku u godit shkolla e OKB-së, Al-Jaouni, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore. Ushtria izraelite tha se shënjestroi radikalët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian