Ky është momenti i tensionuar kur një bombë ruse e pashpërthyer është nxjerrë nga një bllok apartamentesh në qytetin e Chernihivit në Ukrainë. Bomba u gjet ndërsa forcat ruse vazhdojnë të godasin zonat e banuara të ukrainës në kuadër të pushtimit të vendit. Bomba e pashpërthyer përfundoi në një bllok apartamentesh në qytetin që nuk është kursyer nga sulmet dhe u nxorr nga ekspertët ukrainas të asgjësimit të bombave që përdorën një vinc për ta nxjerrë atë nga ndërtesa e dëmtuar dhe e vendosën mbi një kamion.