Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Rusisë, SVR, ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën se planifikojnë t'i japin Kievit armë bërthamore. Duke cituar inteligjencën, por pa dhënë prova, shërbimi thotë se elitat britanike dhe franceze "nuk janë të përgatitura të pranojnë humbjen" në luftë ndaj po kërkojnë t'i japin Kievit bomba bërthamore, ose një "bombë të pistë", në mënyrë që të sigurojnë kushte më të favorshme paqeje, thotë SVR. Ndërsa Gjermania refuzoi të mbështeste përpjekjen, pretendon agjencia ruse, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca "po punojnë në mënyrë aktive për të zgjidhur çështjet" që lidhen me furnizimin e Kievit me armë bërthamore.