Top News – Bomba bërthamore kundër asteroidëve / Kina ‘gjen kurën’, shpërthim prej 3 megatonësh
03/08/2026 13:37

Në shikim të parë, mund të duket një zgjidhje e thjeshtë: një asteroid që kërcënon tokën hidhet në erë para se të hyjë në orbitën e planetit tonë. Nuk është madje as një ide origjinale duke patur parasysh se skenarin e kemi parë edhe në filma. Megjithatë, nuk është fantashkencë, por një projekt i konceptuar nga shkencëtarët më të mirë kinezë si pjesë e fokusit në rritje të Pekinit në mbrojtjen planetare. Gazeta South China Morning Post raportoi për iniciativën në detaje, duke shpjeguar në faqen e saj të internetit planin e zhvilluar nga një grup studiuesish nga Instituti Kinez i Kërkimeve të Raketave në Pekin. Ideja e shkencëtarëve është të përdorin dy sonda të ndryshme për të shpërthyer asteroidin: e para do të ngarkohej me gërmimin e një krateri të madh, në të cilin një anije e dytë kozmike do të depozitonte bombën bërthamore që do ta hidhte në erë trupin qiellor nga brenda. E ky do të ishte një shpërthim super i madh, me një forcë të barabartë me tre megatonë, ose ndryshe një forcë ekuivalente me 200 bomba si ajo e lëshuar në Hiroshima. Mundësitë që plani i Kinës të zbatohet në praktikë nuk janë shumë të mëdha por jo aq qesharake sa mund të mendohet. Në 2019, një asteroid me diametër afërsisht 130 metra kaloi pranë Tokës në një distancë prej 72,000 km, duke u zbuluar nga astronomët vetëm pak para afrimit të tij. Kjo e shtyu NASA-n të ndërmerrte veprime, duke kryer të vetmen provë të vërtetë të devijimit të asteroideve deri më sot në vitin 2022. Misioni DART pa që një sondë hapësinore të përplasej me një asteroid, duke arritur ta devijojë atë dhe të ndryshojë shpejtësinë e tij. Por ky rezultat, sipas ekspertëve kinezë, nuk do të arrihej në objekte më të mëdha. Ilaçi i vetëm, në një rast të tillë, do të ishte një shpërthim bërthamor.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55