Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat prodhoi debate të forta mes deputetëve. Socialisti Erion Braçe u përplas me Agron Shehajn duke mos evituar tonet e larta të zërit. Kreu I partisë Mundësia kërkoi fjalën. Por gjatë diskutimit ai pati kundërshtime nga kryetarja e komisionit Milva Ekonomi që I kujtoi se nuk ka qenë pjesë e mbledhjeve të mëmparshme për diskutimet pasi është anëtar zëvendësues.