Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit të shqipërisë Edi Rama ndaj Kosovës. Në një konferencë për shtyp, ai tha se fjalimi i Ramës në Këshillin e Evropës dëmton rëndë interesin e kosovës. Sipas Abazit, Rama po bëhet avokat i politikanëve që kanë humbur zgjedhjet në kosovë dhe po gjykohen nga një mekanizëm që e kanë ngritur vetë. Për deputetin nga partia e Albin Kurtit, nisma Ballkani i Hapur është në vdekje klinike dhe procesi i berlinit po riaktivizohet.