Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur protestuesve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, dhe ambientalistëve që pretendojnë se ndërtimi I resortit do të largojë Flamingot dhe se do të dëmtojë gjallesat. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka marrë si shembull, Ria Formosë, të cilën e etiketon si revolucionin portugez të Turizmit.