Krimi ka tronditur sërish Selanikun, ku një boksier 42-vjeçar vrau ish-bashkëshorten e tij dhe më pas veten. Leontis Vorrias ekzekutoi me 1 plumb të armës së gjahut 41-vjeçaren në dyqanin ku ajo punonte. Pak çaste më pas goditi dhe veten, duke gjetur vdekjen.