Avokatët e Durrësit vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore penale dhe civile. Pas një takimi mes palëve pritet të ketë një vendimarrje, për zgjedhjen e ngërçit të krijuar. Shkak për bojkotin nga Dhoma Vendore e Avokatisë së Durrësit dhe anëtarëve të saj, është bërë fakti se ambjentet nuk janë të mjaftueshme për të pasur funksionalitet në ushtrimin e profesionit të tyre.