Më shumë se 50 tonë ndihma në ushqime janë dhuruar për familjet e prekura nga zjarret shkatërruese në zonën e Gramshit, nga kompania Bavaria. Ndihmat konsistojnë në ushqime të ndryshme e lëngje. po ashtu janë dhënë nga kjo kompani dhe 10 tonë koncetrat ushqimor për bagëtitë. Një ndihmë kjo e konsiderueshme për të gjitha ato familje që u përballën me tmerrin e flakëve.