Një person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e 9 shtatorit në Tiranë. Sipas Policisë, personat dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë protestës, duke bllokuar qarkullimin në disa prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit. 33-vjeçari I arrestuar, akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Sipas policisë, ky shtetas, dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari.