Top News – Bllokon Shkupin/ Sofja, `jo` nisjes së bisedimeve!
17/11/2020 19:38

Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, për shkak të mosmarrëveshjes historike gjuhësore me fqinjin e saj. Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva deklaroi se Bullgaria nuk do ta miratojë kornizën e negociatave për Maqedoninë e Veriut pasi të dyja vendet e Ballkanit nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre. "Bullgaria në këtë fazë nuk mund të mbështesë draftin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare", tha Zaharieva pas një video-konference të ministrave të jashtëm të BE-së. "Projekti i propozuar nuk merr parasysh kërkesat bullgare dhe si i tillë, nuk mund të mbështetet në formën aktuale”, shtoi ajo. Për miratimin e kornizës negociuese, kërkohet unanimitet nga të gjithë anëtarët e BE-së, ku Bullgaria ka të drejtën e vetos. Bullgaria dëshiron që Shkupi të pranojë se si identiteti ashtu edhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare. Konkretisht, Sofja dëshiron që gjuha e folur nga maqedonasit të quhet "gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut". Shkupi ka këmbëngulur prej kohësh se maqedonishtja është një gjuhë e veçantë sllavo-jugore që përbëhet nga pjesë të kulturës dhe identitetit kombëtar të vendit, ndërsa Sofja thotë se maqedonishtja është thjesht një dialekt rajonal i bullgarishtes. Bullgaria mbështeti nga ana tjetwr njw kornizë negociatash për Shqipërinë. Gjermania, e cila mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të vitit, po shpresonte të niste bisedimet zyrtare të pranimit me të dyja vendet e Ballkanit në një konferencë ndërqeveritare në dhjetor.

Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56