Transporti detar pothuajse u ndal në portin e Antëerpit, në Belgjikë, pas një derdhjeje nafte në det, tha porti i dytë më i madh i Evropës, ndërsa nxitoi të vinte nën kontroll rreziqet e ndotjes dhe dëmit ekonomik. Një deklaratë e lëshuar nga autoritetet tha se derdhja ndodhi gjatë mbushjes së një anijeje me karburant, në një dok që përdoret nga disa prej anijeve më të mëdha në botë.