Për të dytën ditë me radhë fermerët grekë protestojnë duke bllokuar aksin rrugor Kakavijë- Janinë. Duke nisur nga ora 12 deri në 18:00 me orën greke, ky segment rrugor do të jetë I bllokuar, ndërsa si rrjedhojë do të qëndrojë I mbyllur dhe kufiri mes dy vendeve. Orët e para të mëngjesit në Kakavijë pati radhë. Por ndryshe nga një ditë më parë, njoftimi për protestën u bë vetëm dy orë para ç’ka solli dhe shqetësim tek udhëtarët.