Top News – Bllokohet gurorja ‘e dhunës’ / Policia merr masa, inspekton shtëpitë e dëmtuara
09/07/2023 17:21

Pas incidentit shokues në zonën e fushëkrujës, ku persona të armatosur nga fisi Rraja ushtruan dhunë të egër fizike ndaj dy personave, policia ka vijuar me masat e saj. Në një operacion të kryer në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ajo ka bllokuar një gurore që ndodhej 300 metra larg fshatit Borizanë, në njësinë administrative Thumanë të bashkisë Krujë. Gurorja kishte si administrator shtetasin Viktor Delia. Policia tha po ashtu se kishte kryer inspektime në nëntë banesa të cilat dyshohen se ishin dëmtuar nga aktiviteti i gurores. Pas verifikimeve të plota – thuhet në deklaratë – do të merren masa shtesë. Gurorja që ishte në bashkëpronësi të fisit Rraja ishte shkaku i dhunës së tmerrshme që u ushtrua ndaj Jashar dhe Bilbil Majës, banorë të Borizanës. Ata dhe të tjerë, ankoheshin se gurorja i kishte shkaktuar dëme në shtëpi si pasojë e shpërthimeve dhe për këtë shkak ata kishin paraqitur një denoncim edhe në polici. Ndërkohë që dy pjesëtarët e fisit Maja po bisedonin me inxhinierin e gurores në një lokal afër aksit rrugor Fushë Krujë-Thumanë, persona me mjete të rënda dhe të armatosur iu afruan atyre dhe nisën të dhunonin egërsisht dy kushërinjtë. Tashmë, policia ka identifikuar personat që morën pjesë në sulm dhe ka arrestuar tetë prej tyre. Gjashtë të tjerë janë në kërkim.

Top Channel/ Sfidoi policinë, bie në lumë! Shoferi durrsak ishte i dehur në timon, dy të plagosur
29/10 19:54
Top News – Veliaj në burgun e Fierit. Balla: Çështja do verifikohet nga institucionet!
29/10 19:50
Top Channel/ Pse u lëviz Veliaj? Burgjet: Sekret shtetëror! (Çfarë thotë ligji)
29/10 19:41
Top Channel/ “Veliaj u rrëmbye”! PS-PD bashkë për kryebashkiakun, miratojnë rezolutën
29/10 19:40
Top Channel/ Plas në PS, Çuçi i kërkon dorëheqjen Gogut, Xhafaj shkresë Kuvendit për Veliajn
29/10 19:39
Top News – Shoferi i dehur i ikën policisë. Nuk i bindet urdhrit, përfundon në kanal
29/10 18:42
Top Channel/ Zjarr buzë Shkumbinit, digjen goma dhe mbetje në luginën e lumit
29/10 17:47
Top Channel/ Po e ndiqte policia, shoferi humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit
29/10 17:34
Top Channel/ Këshilli Bashkiak/ Shpallen fituesit e programit social “Për subvencionimin e kredive”
29/10 17:32
Top Channel/ Transferimi i kryebashkiakut në burgun e Fierit, Valteri: Trajtim çnjerëzor, po…
29/10 17:04
Top News – Transferimi i Veliajt, ‘sekret shtetëror’. Burgjet reagojnë pas kritikave të zhvendosjes
29/10 16:48
Top Channel/Vrasja e Arlinda Zekajt, sërish protestë në Kosovë,kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës
29/10 16:39
Top Channel/ ‘Kryetari u rrëmbye’,Teliti:Bashkia trajtohet si zhele, nuk më intereson Veliaj, por…
29/10 16:38
Top Channel/ Fluks virozësh në Elbasan. Mjekët thonë se janë rritur edhe shtrimet në spitale
29/10 15:26
Top Channel/ Protesta, dita e 17 pa dhunë. Pjesëmarrja bie, studentët marshojnë
29/10 15:24
Top Channel/ Biznesi kundër taksave të reja. AmCham kërkon rishikim, transporti qytetas do lehtësira
29/10 15:23
Top Channel/ Shëndetësia kryeson buxhetin. Më shumë fonde për ministritë, SPAK i shtohen paratë
29/10 15:22
Top Channel/ Berisha kërkon në Google, Hasani dëgjon “rock”, Mile sheh sedilje makinash
29/10 15:22
Top Channel/ Veliaj refuzon ushqimin. Shenjë protestë ndaj transferimit nga Durrësi në Fier
29/10 15:22
Top News – Meta e Kryemadhi kërkojnë vijimin e gjyqit. Gjykata i refuzon dhe cakton një avokat
29/10 14:57