Kompania polake e naftës PKN Orlen ka bërë të ditur këtë të shtunë se Rusia ka ndërprerë furnizimin me naftë përmes tubacionit Druzhba që mbulon rreth 10% të nevojave të Orlenit. Shefi i rafinerisë polake të naftës është shprehur se kompania e ka përgatitur veten për një skenar të tillë, duke thënë se vetëm 10 përqind e naftës së papërpunuar ka qenë duke ardhur nga Rusia dhe se dhe ajo do të zëvendësohet nga shtetet e tjera furnizuese.