Top News/ Bllokohet Berlini me traktorë…Përse po protestojnë bujqit në Gjermani!
09/01/2024 12:15

Këtë të hënë nisi java e protestave të bujqve gjermanë, e cila ka krijuar problme të mëdha në qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e vendit. Gjatë ditëve në vazhdim bujqit duan të bllokojnë hyrjet në autostrada dhe me kolonat e traktorëve që lëvizin ngadalë duan të hyjnë edhe në qendrat e qyteteve duke paralizuar lëvizjen në to. Në shumë zona bllokada nisi të hënën në mëngjes. Në Berlin u mblodhën qindra bujq me traktorët e tyre në manifestimin qendror përpara portës së Brandenburgut. Në lande të tjera si në Bavari, Brandenburg etj, pjesërisht ka pasur edhe "pengesa masive në trafik", sipas njoftimeve të policisë. Akset kryesore rrugore u bllokuan, nëpër rrugë mund të qarkullohej vetëm në një korsi. Protestat do të vazhdojnë deri më 15 janar me një manifestim të madh që është planifikuar të mbahet në Berlin. Por cfarë kërkojnë bujqit gjermanë në këto protesta? Ata protestojnë kundër politikës së kursimeve të qeverisë. Masat e kursimeve u bënë të domosdoshme, pas debatit të ndezur për buxhetin, si rrjedhojë e një vendimi të Gjykatës Kushtuese lidhur me buxhetin e vitit 2023. Fillimisht në planet buxhetore ishte parashikuar një favorizim tatimi për karburantin për automjetet e bujqve. Pas vështirësive të krijuara me vendimin mbi buxhetin 2024 qeveria mendoi ta pezullojë menjëherë këtë favor, për të siguruar në buxhet një shumë prej gati një miliardë eurosh. Që në dhjetor 2023 bujqit protestuan kundër tërheqjes së masës së parashikuar favorizuese nga qeveria. Aktualisht planet parashikojnë, që favorizimi në tatim për karburantin për automjetet e kësaj kategorie të vlejë për një periudhë tre vjeçare. Duke nisur nga viti 2027, nuk do të ketë më mbështeteje financiare për karburantin.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04