Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore në Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike, prej të cilëve 510 celularë të llojeve të ndryshëm, në dyshimin për cenimin e pronësisë intelektuale. Gjithashtu bëhet me dije se strukturat doganore po vijojnë me verifikimin e mëtejshëm të rastit. Në njoftim theksohet se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit. Më 22 shkurt Drejtoria e Doganave bllokoi mbi 3100 pajisje pajisje elektronike të markave dhe llojeve të ndryshme nën dyshimet për falsifikim dhe tregtim pa autorizimet përkatëse. Aksioni për goditjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme vijon dhe se Drejtoria e Doganave garanton në reagimin e saj se çdo shkelje e Kodit Doganor do të trajtohet pa tolerance.