Pesë tonë djathë “Gouda” dhe 944 kilogramë fileto pule janë bllokuar nga autoriteti kombëtar I ushqimit pasi rezultuan me mungesë të kundraetiketës në gjuhën shqipe. Ndërkohë subjekti tregëtar është dënuar me gjobë në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe është kryer bllokimi i produkteve deri në rregullimin e dokumentacionit dhe elementeve të etiketimit sipas standardeve të kërkuara, njoftoi AKU.