35 mjete lundruese u bllokuan për shkelje të ndryshme përgjtë kësaj jave, nga 525 mjete lundruese të cilat u kontrolluan nga Komani në Ksamil nga njësia policore detare dhe policia kufitare. Kontrollet që kanë si qëlim rritjen parametrave të sigurisë detare, cuan në bllokimin e 22 jet ski, , 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar. Policia përcolli zyrtarisht se 14 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, për pasojë secili dejtues u ndëshkua me administrative prej 100.000 lekësh secili.