Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, që iu gjendën një shtetasi shqiptar që vinte nga Britania e Madhe, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit. Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore me intenerar Luton - Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë" parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.