Muaji shtator nisi 8 ditë më parë, por puna e policisë kufitare për bllokimin dhe ndëshkimin e mjeteve lundruese, nuk ndaloi me gushtin. Përgjatë kësaj jave policia bllokoi 17 mjete, për shkelje të ndryshme. Konkretisht, nga Ksamili në Koman u bllokuan 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike. Policia e shtetit thotë se 10 mjete u bllokuan nga Ksamili në Vlorë, 5 të tjera nga Durrësi në Shëngjin dhe 1 mjet lundrues u bllokua në Vepilojë dhe 1 varkë metalikë me motor uji për lundri është bllokuar në Koman.