Top News – Bllokim trafiku dhe dëshpërim / Kaos në kufijtë e Rusisë, të gjithë ikin nga lufta
24/09/2022 18:27

Mobilizimi i pjesshëm i Vladimir Putinit ka vënë në lëvizje ndryshime drastike për shumë rusë, ndërsa rezervistët e thirrur nën armë i thonë lamtumirë familjeve ndërsa të tjerë përpiqen të largohen nga vendi duke u përpjekur të cajnë kufijtë tokësorë ose të blejnë bileta avioni. Për shumë nga ata që ikin, arsyeja është e njëjtë: të evitojnë dërgimin në luftë në Ukrainën fqinje. Por rrethanat që përcaktojnë vendimet e tyre dhe vështirësitë për tu larguar, janë thellësisht personale për secilin. Për Ivanin, që dikur ka qenë oficer rezervist në rusi dhe që të enjten la vendin për të shkuar në Bjellorusi, motivimi është i qartë: Unë nuk e mbështes luftën ndaj vendosa të largohem menjëherë – tha ai për CNN. Aleksei, një 29 vjecar që mbërriti në Gjeorgji nga Rusia me autobus, thotë se vendimi i tij ishte marrë për shkak të rrënjëve. “Gjysma e familjes time është ukrainase. Unë nuk jam rezervist tani, por mendoj se shumë shpejt të gjithë do thirren nën armë”, thotë ai. Shpallja e mobilizimit të mërkurën tronditi nga rrënjët jetët e shumë rusëve. Rrjetet sociale atje po shpërthejnë me njerëzit që përpiqen ethshëm të gjejnë një mënyrë për të siguruar një vend në një mjet që shkon drejt kufirit, e me disa që thonë madje se do të nisen edhe me bicikleta. Radhë të gjata trafiku janë krijuar në pikat e kalimit kufitar me disa vende. Imazhet e mediave të kazakistanit tregojnë radhën e gjatë të makinave që presin të kalojnë. Ka nga ata që thonë se presin prej më shumë se 10 orësh në rrugë. Makina pa fund, të gjithë po ikin nga rusia.

Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
DIGITALB DIGITALB