Top News – Blinken vizitë në Evropë/ Do të ravijëzojë politikën e re të administratës Biden
22/03/2021 11:02

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, udhëton të hënën drejt Brukselit, për të takuar udhëheqësit e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Blinken do të ndjekë një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe do të konsultohet me aleatët dhe sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg, më 23 mars dhe 24 mars, tha Departamenti i Shtetit. Takimet në Bruksel kanë për qëllim “të nënvizojnë vendosmërinë” e administratës së presidentit Joe Biden “për të forcuar aleancën transatlantike dhe për të gjallëruar lidhjet tona me aleatët përmes NATO-s”, tha po ashtu Departamenti i Shtetit. Sipas tij, në agjendë të diskutimeve do të jenë Kina dhe Rusia, ashtu si edhe roli i NATO-s në Afganistan, siguria kibernetike, luftimi i terrorizmit, ndryshimet klimatike, siguria energjetike dhe sfida të tjera të përbashkëta. Blinken do të takojë edhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për të biseduar rreth rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19 dhe forcimit të demokracisë. Në një deklarim përpara udhëtimit në Bruksel, Philip Reeker, ushtrues detyre i ndihmëssekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, tha se Shtetet e Bashkuara do të konsultohen ngushtë me aleatët e NATO-s dhe partnerët e tjerë për misionin ushtarak në Afganistan. Forca e NATO-s në Afganistan, e udhëhequr nga SHBA-ja, ka rreth 10,000 trupa, që ndihmojnë në trajnimin dhe këshillimin e forcave afgane të sigurisë. Biden ka thënë më herët se afati i 1 majit për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani “do të jetë i vështirë”. Ky afat ishte përcaktuar me një marrëveshje midis ish-administratës amerikane dhe talibanëve në Afganistan. Marrëdhëniet me Rusinë do të jenë po ashtu temë gjatë udhëtimit të Blinkenit në Evropë ndërkohë që ky udhëtim në evropë, sipas analistëve, ka si qëllim edhe të nxjerrë në pah politikën e re të jashtme amerikane pas administratës së ish-presidentit Donald Trump.

Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03 23:04
Top News- Vrau të riun pas sherrit banal/ Merr fund arratia, arrestohet në vendlindje 40-vjeçari
02/03 23:00
Top Channel/ Lojë spiunësh në Greqi, arrestohet gjeorgjiani i rekrutuar në ushtri
02/03 22:30
Top News- Bishat amerikane B-1 ngrihet në fluturim, godasin më fortë Iranin
02/03 21:22
Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
Top Channel/ Trump: Vala më e madhe e sulmeve do vijë së shpejti! Po e shkatërrojmë Iranin
02/03 19:59
Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
DIGITALB DIGITALB