Top News/ Blinken përpiqet të ndalë luftën! Turne në Lindjen e Mesme, konflikti po shpërthen
04/01/2024 12:13

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken fillon të enjten një turne në Lindjen e Mesme, i cili do të përfshijë një ndalesë në Izrael, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë konsultimet diplomatike mbi konfliktin Izrael-Hamas, tha të mërkurën një zyrtar i lartë amerikan. Zyrtari, duke informuar gazetarët në kushte anonimiteti, tha se i dërguari diplomatik i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein do të udhëtojë gjithashtu në Izrael për të punuar për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Hezbollahut. Sekretari Blinken niset të enjten në mbrëmje "për takime në një numër vendesh të rajonit, duke përfshirë Izraelin", tha zyrtari. Sipas mediave turke, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u tha gazetarëve se Sekretari Blinken do të zhvillojë takime me zyrtarët e Turqisë të shtunën. Turneu i zyrtarëve të lartë amerikanë në Lindjen e Mesme vjen në një kohë kur rreziku për një përshkallëzim rajonal të konfliktit u rrit pas vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri në Bejrut të martën. Ushtria izraelite tha se ishte në gatishmëri të lartë për sulme të mundshme të grupit militant libanez Hezbollah. Vendimi për rritjen e gatishmërisë së ushtrisë izraelite pason njoftimet për një sulm me dron në Bejrut, në të cilin u vra Saleh al-Arouri, i cili ishte i lidhur ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Në një fjalim televiziv, Hasan Nasrallah tha se do të ketë një "përgjigje dhe ndëshkim", por ai nuk deklaroi qartë se forcat e tij do të përshkallëzonin sulmet kundër Izraelit. Shtetet e Bashkuara që nga 7 tetori i kanë dërguar një “mesazh shumë të drejtpërdrejtë Hezbollahut” dhe grupeve të tjera në rajon se “tani nuk është koha për të menduar për përshkallëzim të mëtejshëm”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Methju Miller.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04